LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra”, dëgjohen “bombat” me Mile Janakieskin

Rasti “Monstra”, dëgjohen “bombat” me Mile Janakieskin

Në seancë e re për rastin “Monstra” për herë të parë po dëgjohen “bombat” për këtë rast.

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore po dëgjohen katër biseda njofton “Kanal5”. Në të gjitha bisedat e përgjuara dëgjohet zëri i ish-ministrit Mile Janakieski duke biseduar ish-ministres së MPB-së, Gordana Janukulloska të cilët bisedojnë për hetimin.

Në njërën nga bisedat, Jankulloska thotë se ky ishte rasti më i vështirë në Republikën e Maqedonisë, “për makinën që gjetëm konfirmojmë se ishte atje”, dëgjohet zëri i Jankulloskës.


Në një bisedë tjetër të Mile Janakieskit me Kire Boshkovin, i thotë atij se Gordana Jankulloska ka mësuar se fëmijët në Liqenin e Smillkovcës u vranë nga një shpërthim, ndërsa i moshuari është vrarë pasi ishte dëshmitarë. /Telegrafi/