LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Martin Berishajt, përplasen në Komision ministrja Donika Gërvalla dhe deputetja Time Kadrijaj

Rasti i Martin Berishajt, përplasen në Komision ministrja Donika Gërvalla dhe deputetja Time Kadrijaj

Raportimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka nxitur reagime tek anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme.

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga AAK-, Time Kadrijaj akuzoi ministren lidhur me emërimin e ambasadorëve, transmeton Telegrafi.

“Ju e mbani një ambasador të korruptuar që është Martin Berishaj që është turp i Kosovës dhe i kësaj qeverie”, tha deputetja Kadrijaj.


Ndërsa, ministrja Gërvalla mohoi akuzat e deputetes.

“As 30 % e ambasadorëve nuk janë të emëruar politikë. Ka qenë krejt ndryshe në kohën kur ju keni mbajtur pushtetin. Për ambasadorin Martin Berishaj, ju që më së shumti bërtisni e dini shumë mirë se çfarë padrejtësie i është bërë, dhe sa shumë gënjeni”, theksoi ajo.

Gërvalla shtoi tutje “jam kureshtare të shoh a do skuqeni ju që keni bërë kësi fushata kundër një personi. Asnjë prej akuzave që ju bëni nuk qëndroni”.

Ministrja gjatë raportimit ka folur edhe për fushatën e ç’njohjes së pavarësisë që është duke u bërë nga Serbia, ajo tha se deri tani kanë demantuar të gjitha deklaratat e shtetit serb lidhur me ç’njohjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori