Roma do të takohet me Torinon sonte (e enjte) me fillim nga ora 20:45 në Olimpico.

Giallorosët do të shkarkojnë trajnerin Ivan Juric nëse nuk mund ta mposhtë Torinon në ndeshjen e tyre të ardhshme në Serie A më 31 tetor, sipas Il Messaggero.


Trajneri kroat është nën presion pas humbjes së fundit 5-1 ndaj Fiorentinës, gjatë së cilës ai u përfshi edhe në një sherr të ashpër me lojtarët e tij.

Roma

Roma po shqyrton tre kandidatë të mundshëm për t'i shqyrtuar si opsione të mundshme zëvendësuese për Juric nëse e shkarkojnë atë.

Roberto Mancini , i cili është një agjent i lirë pasi la postin e tij si menaxher i Arabisë Saudite, është në listën e tyre të opsioneve.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic dhe ish-trajneri i Juventusit, Max Allegri janë gjithashtu duke u konsideruar.

allegri

Roma mbetet në vendin e 12-të në tabelën e Serie A, pasi ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e saj deri më tani këtë sezon.

Gjithsesi nuk përjashtohet edhe mundësia që të rikthehet Daniele De Rossi, pasi ish-kapiteni ka kontratë me Romën pas shkarkimit javë më parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app