LAJMI I FUNDIT:

Rasti i dytë brenda 24 orëve: Qytetari gjen kuletën me 1.250 euro në Lipjan dhe e dorëzon në polici

Rasti i dytë brenda 24 orëve: Qytetari gjen kuletën me 1.250 euro në Lipjan dhe e dorëzon në polici

Një qytetar dorëzoi në stacionin policor të Lipjanit një portofol të gjetur në rrugë.

Portofoli i cili përmbante dokumente personale dhe një shumë parash, iu kthye pronarit.

Duke vlerësuar këtë akt të ndershëm, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.


Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që një qytetar gjen dhe dorëzon një portofol të humbur.

Gjeti kuletën me 500 franga dhe 280 euro, qytetarja e dorëzon në policinë e Pejës
Lexo po ashtu Gjeti kuletën me 500 franga dhe 280 euro, qytetarja e dorëzon në policinë e Pejës

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe më herët, kur një qytetar tjetër gjeti dhe dorëzoi një portofol në polici, duke treguar solidaritet dhe përgjegjësi qytetare.

Policia e Kosovës vlerëson këto gjeste të ndershme dhe humane, duke falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.

Këto veprime janë një shembull i shkëlqyer i frymës së përgjegjësisë dhe besimit që ekziston midis komunitetit dhe Policisë së Kosovës./Telegrafi/