LAJMI I FUNDIT:

Rasti i dënimit me 8 muaj për dhunimin e 15-vjeçares, miratimi i buxhetit nga Qeveria për vitin 2022 dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale – top lajmet e javës

Rasti i dënimit me 8 muaj për dhunimin e 15-vjeçares, miratimi i buxhetit nga Qeveria për vitin 2022 dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas është bërë e ditur se Prokuroria ka iniciuar procedurën ndaj prokurores në rastin e të dënuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Gjakovë.

Ndërkaq, po javën që po lëmë pas Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2022.

Po gjatë javës janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve lokale, ndërkaq të njëjtat janë certifikuar të premten me përjashtim të katër komunave.


Prokuroria inicion procedurën disiplinore ndaj prokurores në rastin e të dënuarit për dhunimin e 15-vjeçares

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndërmarr veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde.

Ndërsa Prokuroria bën të ditur se konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores, e cila ka përfaqësuar këtë lëndë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale PP.nr.68/12, për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 3 i KPK-së, se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës, konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores, e cila ka përfaqësuar këtë lëndë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, për vendimin gjykatës të hënën kishte reaguar edhe rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).

RrGK, konsideron se në këtë rast gjykata në Pejë ka dështuar të shqiptojë dënimin e merituar për dhunën ndaj vajzave.

Sipas tyre në këtë vendim, gjykata ka përdorur arsyetime të papranueshme e skandaloze, siç janë arsyetimet se “viktima nuk kishte pësuar lëndime”, dhe se “i akuzuari kishte sjellje korrekte”.

Rrjeti i Grave konsideron se arsyetime të tilla veçse vërtetojnë se viktima nuk ka qenë prioritet për Gjykatën Themelore në Pejë.

Ndryshe, edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese për të dyshuarin.

Qeveria miraton Buxhetin e vitit 2022 prej 2.75 miliardë euro, 8.7% më i lartë se i vitit 2021

Qeveria të premten ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar dhe miratuar Projektligji i Buxhetit për vitin 2022.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kësi buxhet asnjëherë më parë nuk ka pasur Kosova.

“Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se me këtë buxhet do të ndërtohen çerdhe e do të ndihmohen pensionistë.

“Buxheti i planifikuar për vitin 2022 parasheh investim në arsim e edukim me ndërtimin e 50 çerdheve të reja në tërë vendin, shkollimin falas për të gjithë studentët, si dhe ndarjen e 2 mijë bursave shtesë për studentët më të mirë. Më tutje, Buxheti i vitit 2022 synon të ndihmojë edhe ekonominë familjare me ndarjen e 45 milionë euro për të mbështetur nënat me Shtesat për Lehona e Shtesat për Fëmijë, ndarjen e 35 milionë eurove më shumë për kategoritë pensionale e sociale, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro, dhe shtesat për skemat sociale prej 30% të bëhen të përhershme”.

Kurti po ashtu ka njoftuar se me buxhetin e tillë do të bashkohen Prizreni e Tetova e do të ndihmohet edhe Lugina e Preshevës.

Kryeministri Albin Kurti u zotua se me dhjetë milionë euro të ndara do të furnizojnë policinë dhe zjarrfikësit me pajisje moderne e të sigurta.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë euro apo 1,3 për qind të bruto-produktit vendor. E synimi është që brenda mandatit ta sjellim 2 për qind të bruto-produktit vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, ka thënë ai.

Më tej, ai tha se me kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri i AKP-së, ato mjete i kanë orientuar në ushtri dhe si rezultat do të rekrutojnë 800 ushtarë të rinj.

E, ministri i Financave, Hekuran Murati ka prezantuar buxhetin për vitin 2022, ku theksoi se e ka objektiv konsolidimin e ringjalljes ekonomike, riorientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahjen e punësimit.

“Si tërësi buxheti i vitit 2022 pritet të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro, duke shënuar rritje prej 8.7% krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti. Të hyrat buxhetore pritet të jenë në vlerë prej 2,364 milionë euro, gjë që paraqet rritje prej 15% në krahasim me vitin paraprak.”, deklaroi Murati.

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale – mbeten pa u certifikuar katër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të premten rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, por në këtë certifikim nuk janë përfshirë komuna e Shtimes, Ferizajt, Podujevës e Kllokotit, për shkak të ankesave.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka thënë se kanë komunikuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme, të cilat kanë kërkuar që rezultatet e katër komunave të mos certifikohen për shkak se ka ankesa në procedurë.

“Sot është përmbyllur afati i ankesave lidhur me rezultatet përfundimtare që një ditë më herët janë shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë dita e sotme kemi komunikuar e dy institucionet Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme. Nga këto institucione kemi marr konfirmimin se rezultati i të cilave komunave nuk mund të certifikohen pasi ka ankesa dhe shqyrtimi i tyre nuk ka përfunduar ende. Prandaj, ne sot kemi në rend të ditës certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për 35 komunave, pra pjesë e certifikimit të sotëm nuk janë rezultatet e raundit të parë për zgjedhje lokale të komunës së Shtimes, Ferizajt, Podujevës dhe Kllokotit, ndërsa për komunat tjera janë certifikuar“, është shprehur ai.

Në këtë mbledhje të KQZ-së, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj kërkoi që 91 vendvotime të rinumërohen si rezultat i krahasimit dhe mos shënimit të saktë të votave duke i krahasuar formularët e rezultatet të kandidatëve me fletët llogaritëse të kandidatëve.

Komunat që janë zgjedhur kryetar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale janë: Deçani, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Novobërda, Peja, Shtërpca, Suharekë, Skenderaj, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut.

Ndërsa, komunat që shkojnë në balotazh janë: Drenasi, Gjilani, Gjakova, Kaçaniku, Dragashi, Fushë Kosova, Istogu, Obiliqi, Klina, Kamenica, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Vitia, Prizreni, Juniku, Malisheva, Vushtrria, Shtime, Kllokoti, Mamusha. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori