LAJMI I FUNDIT:

Rasti i çuditshëm i Riqui Puig te Barcelona: Nuk është në planet e trajnerit Koeman, por klubi ia ka zgjatur kontratën

Rasti i çuditshëm i Riqui Puig te Barcelona: Nuk është në planet e trajnerit Koeman, por klubi ia ka zgjatur kontratën

Riqui Puig ka rënë dakord të zgjasë kontratën e tij me Barcelonëne dhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2023, edhe pse ai ka luajtur vetëm katër minuta në La Liga këtë sezon.

21-vjeçari nuk është në planet e Ronald Koeman, dhe tensionet mes dyshes janë të njohura në publik, por kjo nuk e ka ndaluar klubin që të vazhdojnë kontratën me lojtarin e rritur në La Masia.

Puig ka zhvilluar 17 ndeshje te Barcelona deri më tani në La Liga, ndërsa Koeman e ka tubuar me ekipin e parë vetëm dy herë, duke i dhënë tre minuta kundër Getafes dhe një kundër Eibarit.


Trajneri holandez i kishte thënë që të gjente skuadër të re kur erdhi në klub, pasi nuk llogariste në të.

Mesfushori i ri, megjithatë, zgjodhi ta injorojë këtë këshillë dhe të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij, i sigurt në aftësitë që posedon.

Klubi, gjithashtu, ka shumë besim te Puig dhe këtë e ka konfirmuar me kontratën e re.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona nuk do të njoftojë zyrtarisht për këtë zgjatje dy-vjeçare të kontratës, pasi ata thjesht po ushtrojnë një mundësi në kontratën e tij ekzistuese, një kontratë e cila parashikon gjithashtu një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Puig mund të gjejë mundësi më shumë këtë sezon, pasi Philippe Coutinho është dëmtuar dhe Carles Alena është huazuar te Getafe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori