LAJMI I FUNDIT:

Rasti „Celula“: Fillon gjykimi i të akuzuarve për pjesëmarrje në ushtri të huaj

Rasti „Celula“: Fillon gjykimi i të akuzuarve për pjesëmarrje në ushtri të huaj

Sot në Gjykatën penale në Shkup fillon gjykimi për rastin “Celula”, kundër pesë personave të akuzuar për pjesëmarrje në ushtri të huaj, njofton 24VEST, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në seancë publike për vlerësim të aktpadisë, gjashtë të pandehur e pranuan veprën me të cilën ngarkohen.

Për marrëveshjen për fajësi, të pandehurve iu shqiptuan këto dënime: hoxha Rexhep Memishi i cili është i dyshuar për veprën pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paraushtarake dhe parapolicore të huaja, ishte dënuar me burgim shtatë vjeçar; Ahmet Dardhishtës, i cili ngarkohet për të njëjtën vepër, iu shqiptua dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vite e gjysmë, ndërsa Fazli Sulës, Sejfulla Edemovskit, Muhamed Shehut dhe Resul Saitit, të cilët janë të dyshuar për pjesëmarrje në ushtri, polici formacione paraushtarake dhe parapolicore, iu shqiptua dënim i vetëm në kohëzgjatje prej 5 vitesh.


Avokatët e pesë të dyshuarve për të cilët Gjykata e veçoi procedimin, theksuan se aktakuza nuk i përmbush as edhe standardet themelore, sidomos duke e ditur që ky është rast i parë i këtij lloji në Maqedoni që kur u miratuan ndryshimet ligjore.

Prokurori i lëndës, Vladimir Milloshevski, gjatë prezantimit të aktakuzës para Gjykatës, theksoi se veprimet e përfshira, të cilët janë kryer nga të dyshuarit, kanë filluar në tetor të vitit 2014./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori