Të premten shqiptohet dënimi për rastin e Almir Aliut. Duke u bazuar në procesin e rigjykimit deri më tani, pala e dëmtuar nuk pret vendim të drejtë. Sipas tyre, Gjykata Themelore e Kumanovës do ta përsërisë, siç thonë ata vendimin skandaloz sikur herën e parë kur Boban Iliq u dënua vetëm me 6 vite burg. Ndonëse Gjykata e Apelit pas vendimit të shkallës së parë ktheu lëndën në rigjykim pikërisht për shkak të ekspertizave të bëra nga ekspert pa licenca, Gjykata e Kumanovës përsëri ka pranuar si dëshmi në procedurë të njëjtat ekspertiza.
Në seancën e fundit, eksperti teknik i komunikacionit Stoillko Zllatkovski pranoi se në momentin kur është angazhuar nuk ka pasur licencë, por kjo gjë nuk i pengoi gjykatëses Maja Denkoska e cila pranoi si dëshmi mendimin shkencor të Zllatkovskit. Zllatkovski ishte angazhuar si ekspert në kundërshtim me Ligjin për Procedurë Penale, respektivisht, procedura penale nuk lejon që ekspertiza të futet si dëshmi në procedurë pas ngritjes së akuzës, por Gjykata e Kumanovës ka pranuar ekspertizën e kërkuar më 14 mars 2017 edhe pse akuza për “vrasje” ndaj Boban Iliq ishte ngritur më 21 dhjetor 2016.
Për të mos mjaftuar me kaq, në procedurë janë pranuar edhe ekspertizat e ekspertëve Branisllav Stefanovski dhe Zoja Babinkostova të cilët kanë përgatitur ekspertizat neuro-psikiatrike, dëshmi këto të cilat ndikuan për rikualifikimin e veprës nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Për këto arsye dhe mos pranimin e dëshmitarëve okular si dëshmi të propozuar nga pala e dëmtuar, mbrojta juridike e familjes Aliu kërkoi delegimin e lëndës nga Gjykata Themelore e Kumanovës në Gjykatën Themelore Penale Shkup.
Kërkesa e tyre nuk u pranua edhe pse paraprakisht mbrojtja e familjes Aliu kishte kërkuar edhe largimin e gjykatëses Maja Denkoska nga lënda dhe emërimin e një anëtari shqiptar në trupin gjykues. Nga Gjykata e Apelit ishin arsyetuar se palët nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegimin e gjykatës, por vetëm organi akuzës. Për vrasjen e Almir Alit në vendimin e shkallës së parë, Boban Iliq i cili shtypi vogëlushin 4 vjeçar me makinë u dënuar me 6 vite burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Aliut dhe Sami Demiri u dënuan me 6 deri 9 muaj burg efektiv. Vendimi kishte ngjallur protesta, ndërsa në Kuvend u thirr Komision Anketues i cili deri më tani nuk ka mbajtur asnjë mbledhje të vetme. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e një zënke paraprake mes prindit të Almirit, Sedat Aliut dhe Boban Iliq bashkë me vëllain e tij Bojan Iliq i cili nuk është përfshirë në akuzën e Prokurorisë Themelore të Kumanovës./alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=FhysTB9ws2w
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Polaku tentoi të ikte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara, i sekuestrohen

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit