LAJMI I FUNDIT:

Rast tragjik në Australi, vajza 16-vjeçare vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen në lumë – një sulm i tillë fatal nuk kishte ndodhur që nga viti 1923

Rast tragjik në Australi, vajza 16-vjeçare vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen në lumë – një sulm i tillë fatal nuk kishte ndodhur që nga viti 1923

Një vajzë 16 vjeçare vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen kur po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore.

Ajo u shpall e vdekur pasi u tërhoq nga lumi Swan, në periferi të Perth të Fremantle, të shtunën, transmeton Telegrafi.

Besohet se vajza nga Perth, po shëtitej me motor uji me miqtë në lumë kur ndodhi ngjarja.


Inspektori Paul Robinson, nga Policia e Australisë Perëndimore, tha se e ishte e mundur që vajza kishte kërcyer në ujë për të notuar me delfinët që shiheshin aty pranë.

Ai e përshkroi incidentin si “shumë, shumë traumatik” dhe familja e vajzës ishte “absolutisht e shkatërruar nga lajmi”.

Njerëzve iu është kërkuar të bëjnë “kujdes shtesë” dhe të respektojnë çdo mbyllje të plazhit.

Ekspertët e peshkimit thonë se është e pazakontë të gjesh peshkaqenë në atë pjesë të lumit, tha Robinson.

Ky besohet të jetë sulmi i parë fatal nga peshkaqeni në lumin Swan që kur një djalë 13-vjeçar u vra në janar të vitit 1923.

Australia zakonisht regjistron rreth 20 sulme peshkaqenësh çdo vit, me shumicën në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë Perëndimore.

Pati dy sulme fatale të peshkaqenëve në vitin 2021 dhe shtatë në vitin 2020.

Historikisht, vdekja nga kafshimi i peshkaqenit nuk është e zakonshme. Në më shumë se një shekull të dhënash, shkalla e vdekshmërisë nga sulmet e peshkaqenëve në Australi është 0.9 – më pak se një person në vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori