LAJMI I FUNDIT:

Rashiq tregon arsyet se përse nuk pati kandidatë tjerë serbë në zgjedhjet në veri të vendit (Video)

Rashiq tregon arsyet se përse nuk pati kandidatë tjerë serbë në zgjedhjet në veri të vendit (Video)

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq në një intervistë për emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për zgjedhjet në veri, temën e korrigjimit të kufijve, presionin që kanë liderët serbë të Kosovës nga institucionet në Serbi si dhe çka pritet nga takimi i radhës në Paris.

Ai ka thënë se procesi zgjedhor në katër komunat veriore ka qenë shumë kontraverz që nga momenti i dorëheqjes e deri te vendimi për të shkuar në zgjedhje të reja.

Nenad Rashiq gjatë intervistës për emisionin “Përballje” që transmetohet në RTV Dukagjini e Telegrafi.com

Rashiq ka treguar edhe pse partitë tjera serbe nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje.


‘’Nuk kishte garë demokratike… ka qenë vetëm nga një kandidat me një parti sepse kemi përvojë shumë të rëndë me kandidatët që nuk kanë qenë nga Lista Serbe edhe kanë përfunduar edhe me vrasje. Prandaj krejt këto rrethana kanë ndikuar që të mos ketë kandidat tjerë nga partitë serbe’ ka treguar Rashiq në intervistë.

Ai ka folur edhe për presionin dhe kërcënimet që kanë ndodhur ndaj të gjithë atyre në Kosovë që nuk janë në një qëndrim zyrtar me partinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me listën serbe.

“Prej vitit 2013, 2014 e 2017 të gjithë në që e kemi një mendim ose qëndrim i cili nuk është i lidhur drejtpërsëdrejti më strukturat në pushtet në Beograd në këtë moment që është partia SNS kemi pasur jo vetëm shantazhe ose kërcënime, anashkalime totale, ambient që është lejuar, këtë mbështetje që e kanë pas lista serbe, e që ka pas një përkrahje të heshtur edhe nga institucionet e Kosovës edhe BE”, ka thënë Rashiq në emisionin “Përballje”.

Emisioni i plotë do të transmetohet në ora 20:30 në RTV Dukagjini e Telegrafi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori