Nuk besoj se kur vendosën ta pagëzonin birin e tyre me emrin e një prej qyteteve më të shëmtuara të Shqipërisë komuniste, prindërit e Milot Rashicës do ta kishin imagjinuar se biri i tyre futbollist do të refuzonte një ditë të luante për flamurin e “dheut amë”.
Por kjo gjë tashmë ka ndodhur.
Me shkëlqimin, talentin, egon dhe kapriçot e veta, Miloti është bërë ylli i një eksodi futbollistësh nga Shqipëria për te Kosova. Lajmin e bujshëm të braktisjes së kombëtares prej tij duket se e kanë ndjekur aty për aty edhe veterani Alban Meha dhe premtuesi Herolind Shala. (Lexo poshtë Lapsi/sport)
Natyrisht, megjithëse për kombëtaren shqiptare, me futbollistë kosovarë (Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Debatik Curri, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen dhe Vullnet Basha, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Valdet Rama, e Shkëlzen Gashi), ky lajm ka efektin e një bombe, ai mund të pranohej si një zgjedhje e lirë njerëzish të lirë.
Rashica, Shala, Meha dhe kushdo tjetër janë në të drejtën e tyre të zgjedhin flamurin që duan.
Ata mund të kenë ambicien për të shënuar emrin për herë të parë në reprezentacionin e vendit më të ri në UEFA dhe FIFA. Ata mund të yshten nga patriotizmi për ti dhënë një dorë njohjeve të reja të Kosovës. Ata mund të ëndërojnë të jenë gurë themeli në krijimin e identitetit të ri Kosovar.
Arsyet mund ti kenë të shumta.
Për këto, ata, mund ti thonë jo një skuadre që sapo mori pjesë në Euro 2016. Në emër të tyre, ata, mund të vendosin të këndojnë një himn që mezi iu gjet teksti dhe të nderojnë flamurin blu me gjashtë yje.
Natyrisht duke aspiruar gdhendjen e emrit në aventurën e një shteti të ri të gjitha këto i’a vlejnë.
Por, megjithatë, në historinë që kemi dëgjuar deri më tani duket sikur ka diçka që nuk shkon.
Sepse zgjedhja e Milotit, Albanit dhe Herolindit më shumë sesa një zgjedhje nga idealizmi, i ngjan një vendimi të marë nga mërzia.
Të tre ata, futbollistë të talentuar dhe me përvojë si në rastin e Mehës, apo yje që priten të shndërijnë siç pretendohet të jetë Rashica, nuk qenë pjesë e skuadrës që udhëtoi për ngjarjen më të madhe të futbollit shqiptar, drejt Francës. Ata nuk u bënë pjesë e humbjes përbashkuese të Marsejës dhe fitores mbresëlënëse të Lionit.
Dhe vendimi i tyre, ashtu si kohë më parë ai i portierit Beqaj, i ngjan një hakmarrjeje prej futbollistësh të pagdhendur.
Ata duket sikur po shkojnë drejt Kosovës prej inatit dhe jo prej idealizmit.
Nëse është kështu, zgjedhja e tyre është shumë më e trishtueshme sesa ajo e Shaqirit, Xhakës, Berhamit e Mehmedit, që shpesh i kemi vërshëllyer në stadium dhe i kemi etiketuar si tradhëtarë.
Bukëshkalë apo jo, shqiptarët e Zvicrës sëpaku kanë pasur një motiv: një jetë më të mirë, një revansh në vendin që e njohën si bij emigrantësh dhe një portofol më të mbushur.
Mirë ose keq, “tradhtia” e tyre, megjithëse mund të përçmohet është e kuptueshme, kurse dezertimi Milotit, Albanit dhe Herolindit është i trishtë, pikërisht sepse është i pakuptueshëm.
Ata nuk janë “tradhëtarë” se po nderojnë një skuadër shqiptare me një tjetër, se do ti përkulen flamurit blu me gjashtë yje, apo se do të këndojnë himnin që mezi iu gjet tekst.
Ata janë të tillë për tjetër gjë.
Mbi të gjitha për një ligj të pashkruar të sportit që kanë zgjedhur të praktikojnë, që nënkupton frymën e ekipit dhe sakrificën e individit në emër të tij.
Duke përplasur të inatosur derën e kombëtares së Shqipërisë, këta kosovarë të mirë, më shumë sesa skuadrën prej nga u larguan dëmtuan vetveten.
Ata treguan se janë të paaftë për të sakrifikuar.
Prandaj e kam të pamundur ta kuptoj zgjedhjen e tyre, aq më tepër kur ajo vjen nga një i ri, që ka mbajtur për dy dekada me vete emrin Milot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania