Rashica e fillon mbarë sezonin e ri, shënon gol te Werder Bremeni

Milot Rashica e ka filluar mbarë sezonin e ri në Gjermani, pasi ka shënuar gol te Werder Bremeni në kuadër të DFB Pokal.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur ta shënoi golin e parë te skuadra gjermane për sezonin e ri në përballjen ndaj SV Atlas Delmenhorst.
Ylli i Werder Bremenit shënoi golin në minutën e 37-të, pas asistimit që mori nga Christian Gross.
Skuadra nga Bundesliga aktualisht është duke fituar 4-1 ndaj kundërshtarit të tyre në Kupën e Gjermanisë.
Golat për Werderin i shënuan, Yuya Osako (10’), Niklas Moisander (19’) dhe Davy Klaassen (40’), ndërsa kundërshtarët shënuan me anë të Schmidt (30’). /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































