Marcus Rashford është shfaqur në formë të shkëlqyer fizike përpara debutimit të tij të shumëpritur me Barcelonën. 

Blaugranasit do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj Vissel Kobe, që zhvillohet të dielën më 27 korrik në Japoni. 


Sulmuesi 27-vjeçar, që u bashkua me Barcelonën në huazim njëvjeçar nga Manchester United, ka lënë mbresa gjatë stërvitjeve, duke rritur pritshmëritë për paraqitjen e tij të parë nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. 

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Rashford i ka lënë pas shqetësimet për formën fizike të sezoneve të kaluara dhe ka mbërritur në gjendje optimale, gati për të konkurruar për një vend titullari me Lamine Yamal dhe Raphinhan. 

Ndeshja ndaj Vissel Kobe do t’i japë Rashfordit mundësinë të tregojë shpejtësinë dhe fleksibilitetin e tij në sulm. 

Me Barcelonën që ka publikuar një skuadër prej 30 lojtarësh për turneun aziatik, pritet që Flick të bëjë rotacion në formacion, dhe Rashford mund të marrë minuta qoftë nga stoli, qoftë si titullar. 

Lojtari vetë ka ndarë me ndjekësit një video nga stërvitja, ku shfaqet duke realizuar gola në sesionet e para me ekipin e ri./Telegrafi/

telegrafi sport app