LAJMI I FUNDIT:

Raportohen dy të zhdukur në Pejë

Raportohen dy të zhdukur në Pejë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy persona të zhdukur në Pejë.

Në raportin 24-orësh thuhet se ankuesja, shtetase e Kosovës ka raportuar se dy viktimat janë larguar nga shtëpia.

“Pejë 22.08.2024, 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy viktimat janë larguar nga shtëpia dhe dyshon se të njëjtit ndodhen në Prizren pasi që edhe dy herë tjera kanë shkuar në Prizren dhe Shëngjin”, thuhet në raport.


Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/