Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Armend Muja kanë folur për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian (KE) për vitin 2022.
Pacolli përmes një konference për media tha se është raporti i parë ku nuk raportohet për ndërhyrje politike në transmetuesin publik dhe në agjencitë e pavarura.
“Ky është raporti i parë ku nuk evidentohen ndërhyrje politike dhe ndikim politik në sistemin e drejtësisë, administratës publike, në agjencitë e pavarura dhe në transmetuesin publik. Raportohen zero ndërhyrje politike”, ka thënë ajo.
Sipas saj, nga qershori i këtij viti 2021 deri në qershor të vitit 2022 janë miratuar gjithsej 123 ligje, në mesin e tyre edhe 31 marrëveshje ndërkombëtare.
Ajo po ashtu u shpreh se është përfunduar edhe rregullorja e Kuvendit të Kosovës, e cila siç tha ajo nuk është ndryshuar që nga viti 2011.
“Kemi përfunduar rregulloren e Kuvendit, e cila nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kemi filluar reformën zgjedhore”, tha Pacolli.
Ajo po ashtu tha se përkundër faktit që Kosova në dialog me Serbinë paraqitet si palë konstruktive, në raport thuhet ndryshe.
Pacolli u shpreh se në raport i është bërë një kritikë e butë Serbisë, edhe pse Serbia ka bërë dhe bën shumë shkelje.
“Raporti ka një kritik të butë, nuk dënon ndaj Serbisë, apo tërheq vërejtën për qasjen e saj pro ruse dhe provokimet e rrezikshme ndaj saj në vendet e rajonit. Në të njëjtën mënyrë nuk përmend fare rrëshqitjen e Serbisë drejt autokracisë, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, mungesën e lirisë së shprehjes, ndërhyrjen politike në drejtësi dhe media, mungesën e vullnetit të Serbisë për tu ballafaquar me të kaluarën, dënimet e krimeve të luftës dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës. Përkundër gjithë këtyre Serbisë asnjëherë nuk i kërkohet që të ndryshojë sjellje dhe të ndaloj provokime të rrezikshme dhe ndërhyrjet në shtetet fqinje. E njëjta qasje aplikohet dhe në raportin Kosovë-Serbi… përkundër faktit që pala kosovare ka qenë konstruktive nga fillimi dhe gjithmonë Komisioni Evropian padrejtësisht i kërkon vetëm Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog. Derisa Kosova po bën hapa gjigant drejt thellimit të demokracisë, Serbia po rrëshqet drejt autokracisë”, u shpreh Pacolli.
Ndërsa, deputeti i LVV-së Armend Muja tha se në këtë raport nuk adresohen ndërhyrje politike.
“Në Kosovë janë kaluar disa ligje të rëndësishme sa i përket asaj që ne i kemi thënë ç’kapja e shtetit. Në raport nuk adresohet ndërhyrje politike tek kapja e shtetit, apo ndonjë qasje klienteliste përmes adoptimit…..Kjo mund të jetë hera e parë. Një tjetër që i adresohet është dhe RTK-ja, mënyra se si është adresuar, shkarkimi i bordit të RTK-së. E dyta kalimi i ligjeve të tjera të rëndësishme që në vitet e fundit nuk kanë mundur të kalohen. Në vitin 2008 janë kaluar 58 ligje, ndërsa gjatë këtij viti janë kaluar 87 ligje”, ka thënë Muja.
Muja tha se në këtë raport nuk evidentohen edhe sjelljet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës, duke vënë në rrezik sigurinë e Kosovës.
“Gjatë kohës që mbulon ky raport, ka pas ngritje të avionëve në kufijtë e Kosovës, ka pas kërcënime të vazhdueshme ndaj sigurisë së vendit tonë, ka pas një sjellje apo bashkëpunim mes Serbisë dhe Rusisë e cila nuk evidentohet në këtë raport, as tek Ballkani Perëndimor e as tek raporti për Serbinë”, tha ndër të tjera Muja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit