LAJMI I FUNDIT:

Raporti për shkarkimin e Katica Janevës sot para deputetëve

Raporti për shkarkimin e Katica Janevës sot para deputetëve

Në procedurë kuvendare prej sot pritet të hyjë raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva.

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Aco Kolevski, konfirmoi se që nga e enjtja deri në shtëpinë ligjvënëse është dërguar raport se janë përmbushur kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Janevës, e cila është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Haraçi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas procedurës kuvendare, kryetari i Komisionit kuvendar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, duhet të caktojë seancë në të cilën do të vendos për shkarkimin e Janevës.


Ai të premten deklaroi se sapo të marr raportin do të veprojë urgjentisht në drejtim të përshpejtimit të procedurës.

Ende nuk dihet nëse për të Komisioni do të debatojë pas dyerve të mbyllura apo në seancë publike. Mundësia për shqyrtim pas dyerve të mbyllura, siç thonë nga shtëpia ligjdhënës, është për shkak ndjeshmërisë të hetimeve gjyqësore të cilat ende janë në zhvillim.

Vendimi eventual i Kuvendit për shkarkimin e Janevës, në pajtim me procedurën, sërish duhet të jetë para Këshillit të Prokurorëve Publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori