LAJMI I FUNDIT:

Raporti i momentit të fundit zbulon karakteristikat që do të mungojnë në iPhone 11

Raporti i momentit të fundit zbulon karakteristikat që do të mungojnë në iPhone 11

Apple është vetëm disa orë larg nga njoftimi i iPhone-it tjetër, dhe një burim i besueshëm në produktet e Apple është duke zbuluar karakteristikat kryesore që do t’i mungojnë telefonit të ri.

Analisti Ming-Chi Kuo ndau një raport të ri duke pretenduar se iPhone i ri 11 nuk do të mbështesë Apple Pencil. 


Pajisja gjithashtu nuk do të ngarkohet me USB-C dhe as nuk do të mbështesë karikimin e dyanshëm pa tel. 

Me fjalë të tjera, iPhone 11 nuk do të mbështesë karikimin e kundërt me tel, i cili do t’ju mundësonte të mbushni me bateri pajisje të tjera, siç është rasti i ngarkimit pa tel të AirPods, në pjesën e prapme të telefonit.

Kuo, i cili fillimisht tha se iPhone 11 do të ketë bateri të mëdha për karikim dypalësh, sugjeroi që Apple mund ta ketë hequr funksionin sepse efikasiteti i mbushjes nuk “plotësonte kërkesat e Apple”, sipas 9to5Mac. 

Gazetari Mark Gurman gjithashtu konfirmoi se Apple ka probleme me funksionin.

Sa i përket asaj që do të shfaqë iPhone 11, Kuo tha se modelet 5.8 inç dhe 6.5 inç të modelit të ri iPhone 11 Pro duhet të vijnë me një përshtatës të fuqisë 18W me një lidhës USB-C. 

Të tre telefonat do të kenë akoma lidhje Lightning dhe iPhone XR 2 me 6.1 inç do të ketë një karikues 5W USB-A. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Kalo në kategori