Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.808 testime për coronavirus, ndërsa 905 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup - 468, Manastir - 57, Kavadari - 43, Velesi - 41, Kumanova - 38, Tetova - 32, Prilep - 31, Ohri - 22, Strumicë - 21, Radovishi - 16, Gjevgjelia dhe Negotina - 15, Shtip - 14, Kërçova - 13, Resnjë - 12, Sveti Nikollë - 11, Strugë - 10, Gostivar - 9, Dibër - 7, Koçani - 6, Vallandova - 5, Kriva Pallanka, Berovë dhe Vinica - 4 nga 4, Bogdanci dhe Demir Hisar - 2, Kratovë, Krusheva dhe Makedonski Brod - nga 1.


Në 24 orët e fundi kanë ndërruar jetë 10 pacientë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 8 të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 7 shkurt deri 15 shkurt 2022.

ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.565 të shëruar nga COVID-19.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 291.820, prej të cilëve 274.808 janë shëruar, ndërsa 8.869 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (18 shkurt) është 8.143./Telegrafi/