Emigracioni dhe rënia e lindjeve e kanë plakur aq shpejt popullsitë e vendeve në tranzicion, duke e bërë edhe më të vështirë përshtatjen e tyre me kushtet e reja demografike.
Banka Botërore në një publikim të fundit mbi çështjet e emigracionit vuri në dukje se Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera në tranzicion ka arritur vendet e zhvilluara për plakjen e popullsisë.
Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka varësinë ndaj të moshuarve njësoj si vendet e zhvilluara dhe më të lartën nga vendet në zhvillim të prekura nga emigracioni, raporton Monitor.
Varësia ndaj të moshuarve (popullsia +65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune) është e njëjtë si në vendet më të ardhura të larta. Varësia ndaj të moshuarve është më e ulët në vendet në zhvillim me të ardhura të mesme, të tilla si Rusia, Tailanda, Moldavia, Kina dhe mesatarja e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Banka Botërore vë në dukje se përqindja e të moshuarve në varësi të popullsisë në moshe pune në Shqipëri është shumë më e lartë se në vendet me të njëjtën kategori të ardhurash. Në grupin e vendeve më të ardhura të mesme të larta, ky tregues është 8 për qind, ndërsa në Shqipëri në 16%, njësoj si në vendet e me të ardhura të larta që po vuajnë prej dekadash nga plakja e popullsisë.
Banka analizoi se emigracioni lartë i dhe rënia e fortë e lindjeve po plak me shpejtësi vendet më të ardhura të ardhura të mesme. Por emigrimi, përveç kontributit pozitiv që ka në remitanca, thellon plagët sociale.
Prindërit emigrantë krijojnë një seri problemesh sociale që lidhen me familjet dhe fëmijët të lënë në vendin e origjinës. Banka vuri në dukje se në Shqipëri ka një braktisje më të madhe të shkollës ndër fëmijët e prindërve emigrantë, të cilat gjithashtu janë në një gjendje më të rënduar psikologjike se fëmijët e tjerë.
Por nga ana tjetër emigracioni ka ndihmuar në rënien e varfërisë në Shqipëri. Në Shqipëri, remitancat janë gati sa dyfishi i të ardhurave për frymë në familjet në 30 për qindëshin e poshtëm të konsumit.
Familjet që marrin remitanca rrisin shpenzimet e tyre, gjë që nxit aktivitetin ekonomik lokal dhe të ardhurat për e familjet e tjera në komunitet. Shpenzimet nga remitancat krijojnë vende pune në sektorë të patregtueshëm si ndërtimi.
Në Shqipëri, emigrantët ndërkombëtarë priren të investojnë në biznese dhe banesa në kryeqytet, Tiranë, në vend të fshatrave të tyre të origjinës, duke nxitur tregun e punës në zonat urbane. Por më përqendrimin e investimeve në Tiranë ata nxisin më tej uljen e popullsisë së qyteteve të tjera drejt kryeqytetit analizoi Banka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Kuvendi votoi mosbesimin ndaj tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, vijon seanca ndaj dy anëtarëve tjerë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare