LAJMI I FUNDIT:

Ranieri tregon objektivin e Leicesterit për sezonin e ardhshëm, çuditë të gjithë

Ranieri tregon objektivin e Leicesterit për sezonin e ardhshëm, çuditë të gjithë

Trajneri i Leicesterit, Claudio Ranieri, thotë se ekipi i tij sezonin e ardhshëm synon të mbetet vetëm në top-dhjetëshen e Premier Ligës.

“Dhelprat” janë afër titullit të kampionit me pesë pikë para pozitës së dytë, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, por italiani thotë se vitin e ardhshëm nuk pret që të jetë kandidat për titull pavarësisht formës së sivjetshme.

“Ky vit është i jashtëzakonshëm dhe ne duhet ta dimë këtë”, ka thënë ai për AS, transmeton koha.net.


“Kur arrita këtu dhe pash lojtarët kam menduar se mund të arrijmë diçka të mirë. Kemi demonstruar se mund të fitoni në forma të ndryshme. Mbi të gjitha duhet të besoni dhe të luftoni për këtë”.

“Dhe të gjithë në skuadër të jenë së bashku në këtë. Megjithatë, jemi këtu sepse favoritët gabuan dhe kjo nuk do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Realisht duhet të luftojmë të jemi në top-dhjetëshe”, ka thënë Ranieri.

Claudio+Ranieri+Leicester+City+v+West+Ham+eaPSCDoKGA8x