LAJMI I FUNDIT:

Ramsey: Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm, karrierën mund ta mbyll në Cardiff

Ramsey: Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm, karrierën mund ta mbyll në Cardiff

Mesfushori Aaron Ramsey ka thënë se Cristiano Ronaldo e ndihmoi atë të vendoset te Juventusi dhe zbuloi se ai mund të përfundojë karrierën e tij në Cardiff.

Ylli uellsian u transferua nga Arsenali në Juventus verën e kaluar dhe në një kyçje ‘live’ në Instagram, ai u tha ndjekësve të tij se Ronaldo e ndihmoi atë të rehatohet  në Torino.

“Përveçse është një lojtar i jashtëzakonshëm, Cristiano është gjithashtu një person shumë i mirë, një nga më të mirët në historinë e futbollit”, ka thënë fillimisht Ramsey.


“Kur e pashë në seancën e parë të stërvitjes, shkova në mensë dhe ai më kërkoi që të ulem me të”.

“Ne folëm shumë dhe kjo më kënaqi sepse menjëherë më bëri të ndihem i qetë. Cristiano është një person i mrekullueshëm. Ai i do shokët e tij të skuadrës dhe gjithmonë jep më të mirën në stërvitje”.

Juventusi ka gati ofertën për Unitedin, para plus Ramsey për Pogban
Lexo po ashtu Juventusi ka gati ofertën për Unitedin, para plus Ramsey për Pogban

29-vjeçari u transferua nga Cardiff në Arsenal në korrik të vitit 2008 dhe nuk përjashton rikthimin për të përfunduar karrierën me ekipin nga Uellsi.

“Falë tyre, u bëra një futbollist profesionist. Kështu që, një ditë mund të kthehem përsëri”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori