LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj jep betimin për kryetar të Deçanit: Katër vitet e ardhshme do të jenë sfiduese

Ramosaj jep betimin për kryetar të Deçanit: Katër vitet e ardhshme do të jenë sfiduese

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur mbledhjen inauguruese në të cilën është betuar kryetari Bashkim Ramosaj dhe anëtarët e zgjedhur të kuvendit. Ramosaj ka thënë se edhe për katër vjet do të punojë në realizimin e ëndrrës së qytetarëve të kësaj komune për një Deçan më të zhvilluar.

Bashkim Ramosaj i cili ka udhëhequr me këtë komunë edhe gjatë katër viteve të fundit, ka thënë se përpara e kanë edhe një mandat sfidues.

“Uroj që Deçani, pavarësisht sfidave, pavarësisht padrejtësive që i kanë ndodhur këtij qyteti mos me u ndal në ëndrrën e tij për një qytet që e meritojmë. Do të jenë sfiduese prap se prap këto katër vite, ndoshta më sfiduese se katër vitet që i kemi lënë pas për shkak të stadit dhe të konceptit që Deçani duhet me dalë me një stad tjetër, që nuk është aspak e lehtë që kërkon përkushtim dhe kërkon profesionalizëm e së pari kërkon mirëkuptim të të gjithë neve që jemi prezent me punë, me kompetencë, e normal edhe prej qytetarëve dhe çdo kategorie specifike, qofshin shoqëri civile, qofshin mekanizma institucional të nivelit lokal e qendror e sidomos përkrahjen e qytetarëve që këtë me bë realitet”, ka thënë Ramosaj.


Kryetari i Deçanit ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur duke i besuar edhe një mandat në krye të kësaj komune.

“Unë do jem i gatshëm për këtë sfidë, kam qenë i gatshëm gjithmonë për këtë sfidë, me këtë qëllim edhe kam konkurruar dhe dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Deçanit për besimin e dhënë, sidomos dua të falënderoj të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit për maturinë dhe përpjekjen që e kanë në politikë, pavarësisht cilit subjekt politik i takojnë”, ka thënë ai.

Bashkim Ramosaj ka dalë fitues në zgjedhjet e 17 tetorit më 65.87 përqind të votave.

Në fillim të kësaj mbledhje u mbajt një minutë heshtje për tre viktimat të cilët ditë më parë u vranë në Gllogjan. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori