Sergio Ramos do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të El Clasico nëse luan sot (e mërkurë) mbrëma në Camp Nou.

Kapiteni i Real Madridit do të luajë El Clasicon e 43-të në karrierën e tij, duke tejkaluar rekordin aktual të 42 paraqitjeve që ai ndan me legjendat si Manuel Sanchis, Paco Gento dhe Xavi Hernandez.


Ky do të jetë rekordi i dytë i madh që Ramos ka thyer në hapësirën e disa muajve pasi parakaloi Iker Casillas si lojtari me më shumë paraqitje te Spanja.

El Clasico e parë e Ramosit erdhi në nëntor të vitit 2005 në një ndeshje që pa Ronaldinho të 'copëtonte' Real Madridin, duke bërë tifozët në Bernabeu ta duartrokasin atë.

Rekordi i përgjithshëm i mbrojtësit spanjoll në El Clasico është 13 fitore, nëntë barazime dhe 20 humbje në 42 ndeshje deri më tani.

ramos ronaldinho

Në ato 13 fitore, katër kanë ardhur në finale të kupave - finalet e 2011 dhe 2014 të Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës më 2012 dhe 2018.

Ramos ka shënuar vetëm një gol ndaj Barcelonës, dhe ai gol ishte një goditje me kokë në Camp Nou në sezonin 2006/07 kur një i ri si Lionel Messi shënoi një het-trik në barazim 3-3.

Megjithëse, angazhimi i tij është i padiskutueshëm, disiplina e Ramos nuk ka qenë gjithmonë e lartë në El Clasico, pasi ka marrë 18 kartonë të verdhë dhe pesë kartonë të kuq kundër Barcelonës në karrierën e tij.

Ramos ka veshur shiritin e kapitenin në 11 El Clasico deri më tani, ndërsa homologu i tij të mërkurën është gjithashtu një yll i këtyre ndeshjeve.

Messi ka luajtur 41 El Clasico në karrierën e tij deri më tani, duke fituar 19 sosh, duke barazuar 10 dhe duke humbur 12.

Real Madridi është edhe kundërshtari i tij i katërt i preferuar, pasi argjentinasi ka shënuar 26 herë kundër Los Blancos, me vetëm Sevilla , Atletico Madrid dhe Valencia që janë më të 'preferuara' për t'i shënuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app