Sergio Ramos do të vazhdojë karrierën te PSG, ku para disa ditësh ka arritur marrëveshje për një kontratë dy vjeçare.

Mbrojtësi spanjoll është një hap larg njoftimit nga Paris Saint-Germain si lojtar i tyre.


Kjo pasi Ramos ka kaluar ekzaminimet mjekësore me klubin francez të planifikuar për sot dhe së shpejti mund të njoftohet nga klubi francez.

Ai është parë së bashku me familjen e tij duke u futur në zyrat e PSG-së.

Një numër njerëzish e kanë pritur Ramosin, duke i uruar mirëseardhje.

Ramos ka luajtur për 16 vite te Real Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app