LAJMI I FUNDIT:

Ramos i hap derën Messit që të vije te Real Madridi: Do t’i vë në dispozicion shtëpinë time

Ramos i hap derën Messit që të vije te Real Madridi: Do t’i vë në dispozicion shtëpinë time

Lionel Messi është lojtar i lirë këtë verë, pasi kontratën e tij me Barcelonën do të skadojë më 30 qershor, ndërsa Sergio Ramos thotë se do të mirëpriste te Real Madridi.

Madje mbrojtësi spanjoll thotë se do t’ia linte në dispozicion edhe shtëpinë e tij.

“Do të isha i kënaqur ta mirëpres Messin [në Real Madrid ]”, ka thënë fillimisht Ramos me një buzëqeshje.


“Unë do t’ia vë shtëpinë time në dispozicion të tij për javët e para”, nënvizoi ai.

Ramos flet edhe për madhështinë e Messit, duke thënë se nëse vjen në Madrid nuk do të kishin më probleme për ta ndalur.

“Ne u desh të vuanim Leo në vitet e tij më të mira, kështu që fakti që nuk do të duhet të përballemi me të do të ishte mirë”.

“Ai do të na ndihmonte të fitonim dhe të arrinim më shumë sukses. Do të ishte marrëzi të thuash ndryshe”, deklaroi mbrojtësi.

Nga ana tjetër në pyetjen se a mund të bashkohet Ramos me Barcelonën kur kontrata e tij përfundon këtë verë, mbrojtësi tha që nuk ka gjasa.

“Nuk ka asnjë mënyrë”, deklaroi kapiteni i Real Madridit.

“Unë kam një dashuri të veçantë për [Joan] Laporta sepse më pëlqen shumë. Por ka gjëra në jetë që paratë nuk mund t’i blejnë. Ashtu si nuk do ta shihja Xavi [Hernandez] ose [Gerard] Pique në Madrid . .. “, deklaroi mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori