Ramiz Sadiku është skuadra e katërt gjysmëfinale, pasi kryeqytetasit triumfuan 2-1 në çerekfinale ndaj FC KEK-ut.
Ramiz Sadiku e nisi më mirë ndeshjen, kur vetëm pas tre minutave gjetën golin e epërsisë.
Një harkim i bukur në zonë u përgjigj edhe më mirë Guri Hana që realizoi nga afërsia për 1-0.
Goli i hershëm bëri që vendasit ta qarkullonin topin dhe të luanin më kujdesshëm përkundër disa rasteve që patën në pjesën e parë dy ekipet, por pasur më gola.
Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën me rezultat minimal 1-0 për skuadrën vendase.
Kryeqytetasit shënuan përsëri shpejt edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 47-të Armend Misini u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë.
Vendasit nuk qëndruan gjatë të qetë, pasi në minutën e 57-të mysafirët shënuan nga afërsia me Meridian Ramadanin për 2-1.
Deri në fund dy ekipet kishin disa raste shënimi, por që gola më nuk pati dhe Ramiz Sadiku siguroi plasmanin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/