Reagimet mes komandantëve të luftës ende po vazhdojnë. Një reagim e tij të fundit, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, vazhdon me akuza ndaj deputetit të VV-së dhe luftëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimin, të cilin e akuzon edhe se ka ikur nga një betejë. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e tij.
“Rexhe, kam reaguar ndaj teje dhe denigrimeve Tuaja duke menduar se do e kuptosh se ne luften qe është bere ne Kosove ti ke qene njeri nder te shumtet dhe nuk te takon as te mburresh dhe se te besh shfaqje politike.
Te kam shkruar qe ne fllim te heres se ku ke qene ti nuk ka pase lufte e ku ka pase lufte, ti nuk ke qene.
Te kam shkruar se fale lutjeve te mia, te Fehmi Lladrovcit dhe nje miku te perkohshem tendin te momentit ti nuk e ke marre nje ndeshkim shembullor, por per kete nuk jam bere pishman, pasi kam menduar e vazhdoj te mendoj se kete e kam bere per hir te luftes.
Une, Rexhe, e kam per nder qe kam qene ushtar i Adem Jasharit dhe nuk kam qene ushtar i udbasheve si Fadil Syleviqi dhe Selim Çitaku, por ky i fundit, te pakten e beri nje te mire, siç ishte terhqja nga spitali, pas plagosjes ne Prekaz, dhjetor 91, te axhes suaj dhe mikut te familjes sone, Vesel Selimi.
Mos ua hup nderin, sepse i ke pasur miq e dashamire.
Prita sot, se do te jesh ne varrimin e nenes se Hafir Shales, gjyshes se Luljeta Shles qe u vra bashke me Muje Krasniqin, duke deshmuar se eshte bije e familje herojsh.
Ti nuk erdhe, te pakten per te shlyer nje pjese te fajit te mikut tend, Syleviqit, qe e arrestoi dhe e zhduku humanstin dhe atdhetarin e madh dr. Hafir Shala.
Une kam qene ushtar aty ku eshte dashur e ku me eshte caktuar detyra. Do te kisha qene ne vijen e pare te frontit po te mos kishin qene nderhyrjet e disave qe nuk deshen Fehmi Lladrovcin e shoket e tij ne luften per çlirim.
Jam ne gjendje per secilen dite te vitit te rrjeshtoj nje ligesi qe ke bere gjate luftes. Titullin e kishe te madh, punen e kishe te vogel.
Po te sjell ne kujtese, sa per sot, Betejen e Açareves, te prillit te 99-es, ku u plagosen dy djemte e axhallreve tuaj, Selman Selimi, nga lisi qe e keputi predha e tankut serb, dhe Elbasani, i cili u plagos ne dore dhe u gervish ne koke nga plumbat e ushtareve serbe.
Ku ishte ti, Rexhep Selimi, kur im vlla, Emriu, sapo i kishte mbushur 18 vite, dhe djali i axhes Bakiu nje vite me i madhe, shkuan nga Abria ne Açarareve, vete i nenti pjestar i njesise speciale te Brigades 111 Adem Jashari, per te mbrojte njerezit e fshtit tend siç ishin: Ilir Qallapeku, Florim Kiçina, Fehmi Podrimqaku, Fehmi Rama, Bekim Osmani, Bahri Nika, Shaqir Kallamaku, Emri e Baki Lladrovci.
Ti Rexhe kishe ikur me xhipin e tend te zi dhe me syzet e diellit pa e shkrepur asnje fishek.
Deshiroj te te sjell nder mend se kur keta 9 Tigra te forces speciale Adem Jashari kishn gjetur aty vetem dy djemte e axhallereve tuaj dhe nje djale te ri te fshatit.
Pas nje beteje shume te ashper qe ti ke mundur ta degjosh vetem nga nje largesi prej tre oresh.
Une jam krenar me vllezerit e sylejman Selimit, dhe me Elbasanin djalin e mikut tim Veselit, krenohem qe jam mik i tyre, e besj se sot, te pakten duhet te ndjesh fajin tend, pasi e kishe leshuar betejen e njekohesisht te jesh krenar per kusherinjte tuaj.
Rezhe, mos trego perralla, jemi 17 vite pas luftes, nese dikur i kemi mbajtur disa gjera brenda vetes, tash qe kerkon ti hapesh, ne i hapim dhe e dime krejt mire se per secilen dite duhet te ndjehesh fajtor.
Une e di se ti kerkon te dalesh diku tjeter, dhe e di se edhe nje here nuk kemi qene gabim, kur e kemi kuptuar se mllefi yt ndaj njerezve te deshmuar ende nuk ka perfunduar dhe se, permes ketij debati, ti nuk kerkon duel, por kerkon sherr, pikerisht per te hedhur poshte vlerat e luftes dhe per te bere rehabilitimin e miqve te afert qe kishe e ndoshta vazhdon ti kesh.
Rexhe, te bera thirrje disa here, mblidhe mendjen se je gabim, po i shpalose faktet per te nxjerre veten.
Te kam shkruar se mos u ngut, mos kerko permes denigrimit te rritesh veten, se, po ta them shqip, askushi nuk ke qene, por nje emer e ke mbajtur, e tash, po te humb edhe emeri.
Te thashe Rexhe, per çdo dite mund te tregoj nje absurd te jetes tende.
Nese do, vazhdojme, por mblidhe mendjen, se tek ata qe je falur dikur, sot kerkon hasmin.
Edhe neser po te ndodhe keshtu, tek ata qe po falesh sot, neser do te kerkosh nje hasme tjeter.
Duke menduar se do e kuptosh se ne luften qe eshte bere ne Kosove ti ke qene njeri nder te shumtet dhe nuk te takon as te mburresh dhe ase te besh shfaqje politike”, (sic.), ka shkruar Lladrovci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025