Një oficer rus dhe 11 ushtarë serbë të tij kishin mbetur të vrarë nga forcat e UÇK-së në Koshare gjatë tentimit të tyre për t’iu dalë nga mbrapa luftëtarëve shqiptarë.
Shumë prej jush keni mundur të shihni videon ku edhe dokumentohet oficeri rus i vrarë në zonën ku atë botë, Naim Maloku ishte komandant.
Maloku tash pas 16 vitesh rrëfen për ngjarjen e cila atë botë ishte ngritur edhe në OKB për përfshirjen direkte të Rusisë në Kosovë.
“Oficeri i lartë rus ishte i njësive speciale me gradën kapiten dhe me përvojë në luftë dhe detyra me përgjegjësi komanduese edhe në Çeçeni. Dokumentet origjinale i ka pasur me vete të cilët na i pati kërkuar edhe Ambasada Amerikane më pas”, rrëfen Maloku, transmeton zeri.info.
Maloku tregon se më pas ai i ka dërguar personalisht ato dokumente në Tiranë.
“Atëbotë ato dokumente i kam dorëzuar në Ministrinë e Mbrojtjes në dorën e Azem Sylës që ishte ministër i Qeverisë Thaçi. Më pas Syla i ka dorëzuar ato në Ambasadën Amerikane. Por që të jem i sigurt që ato dokumente shkojnë në vendin e duhur, unë së bashku me dy ushtarë i pata dërguar ato në Tiranë”, tregon Maloku.
Ai thotë se vrasja e oficerit rus në Koshare ka hapur debat të gjerë pasi që me të ishte vërtetuar pjesëmarrja direkte e Rusisë në luftën e Kosovës.
“Edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka folur për vrasjen e oficerit rus në Koshare dhe këtë temë. Pjesëmarrja e Rusisë në Luftën e Kosovës”, tregon Maloku.
Duke lënë anash ato që kanë ndodhur pas vrasjes, Maloku ka treguar se si ka ndodhur gjithçka.
“Oficeri rus është vrarë në përpjekjet e një grupi diversantësh nën udhëheqjen e tij që të na depërtojnë në prapavijë të forcave tona në territorin që kontrollohej nga UÇK. Aty kanë mbetur edhe 11 ushtarë serbë në mesin e tyre edhe një kapiten nga Majdanpeku, dokumentet e të cilëve i kam prezantuar para gazetarëve të huaj. Normalisht, këtë detyrë unë e kisha marrë përmes radiolidhjes nga komandanti Rrustem Berisha”, rrëfen Maloku.
Ai në fund ka zbuluar edhe emrin e personit i cili e kishte vrarë oficerin rus, ndërsa tregon edhe për humbjet e UÇK-së.
“Atë ditë ne kemi pasur 2 ushtarë të vrarë dhe disa të plagosur. Ndërkohë që përgjegjësinë për vrasjen e rusit e kishte marrë ushtari me nofkën “Rambo”. Jam takuar me të disa herë pas luftës në Drenicë”, përfundon Maloku.
Ndryshe Kosharja ka qenë një prej zonave më nxehta të luftës së Kosovës, ku forcat serbe kanë pësuar disa nga humbjet më të mëdha. /Zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës