LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Taktizimet e BDI-së janë në favor të OBRM-PDUKM-së (Video)

Ramadani: Taktizimet e BDI-së janë në favor të OBRM-PDUKM-së (Video)

Analisti Ismet Ramadani e vlerëson si jo të sinqertë opsionin e BDI-së për të ngelur në opozitë. Ai për Alsat-M thotë se kjo alternativë e BDI-së është vetëm një taktizim për të treguar në sytë e shqiptarëve se interesi kombëtar është parësor. Sipas Ramadanit, taktizimet e BDI-së janë edhe si rezultat i asaj që një pjesë e kësaj partie duan që edhe më tutje të kenë dyer të hapura për OBRM-PDUKM-në, ndërkaq shprehet i bindur se BDI do përfundojë pjesë e Qeverisë.

“Unë jam më shumë i bindur se BDI nuk do mbetet në opozitë, këto janë çështje taktizimi ndoshta edhe për t’i dhënë një rëndësi pozicionit që e ka tani BDI-ja dhe të bind elektoratin shqiptar se megjithatë, ata janë shumë të interesuar dhe e para e tyre është që të inkorporohet në krejt këtë qeverisje interesi i shqiptarëve. Nëse është ashtu është mirë, mirëpo e kaluara sikur vështirë krijon bindje te elektorati shqiptar se krejt kjo ka sinqeritetin e vet”, deklaroi për Alsat-M, Ismet Ramadani./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iYxUbGP9Ddo