Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hamdi Ramadani, në një intervistë dhënë Telegrafit me gazetaren Elfije Boletini ka folur për virusin e gripit, i cili është përhapur në këtë sezonë të dimrit, duke thënë se situata epidemiologjike nga virusi i gripit është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.
Ramadani tha se në këtë Klinikë janë regjistruar diku 15 raste, të cilat raste kanë kaluar përmes shërbimit ambulatorë.
Sipas tij, dy nga këto raste janë në mjekim intensive për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën janë.
“Në Klinikën Infektive, kemi të regjistruar diku 15 raste të pranuara apo të shtrira në klinikë, që kanë kaluar përmes shërbimit ambulatorë. Dy nga të cilat janë me mjekim intensiv dhe janë me peshë më të rënd me ndërlikime. Disa janë të moshës më të re dhe disa më të rritur. I kemi dy raste më të rënda, pasi e kanë sëmundjen më të avancuar. Këta janë nën kujdesin intensiv dhe janë duke i mbajtur me maskë asistuese. Shpresojmë që situata e tyre do të jetë jashtë rrezikut për jetë edhe pse rastin e kanë të rëndë”, ka thënë Ramadani, për Telegrafin.
Ai po ashtu tregoi se edhe vitin e kaluar ka qenë kjo patologji, ku numri i rasteve të regjistruara ka qenë 247.
“Edhe vitin e kaluar e kemi pasur këtë patologji. Në vitin e kaluar i kemi pasur 247 raste të dokumentuara”, u shpreh ai.
Dr. Hamdi Ramadani në intervistën për Telegrafin me gazetaren Elfije Boletini
Drejtori Ramadani theksoi se situata epidemiologjike është nën kontroll.
“Në kuadër të këtyre rasteve dy kanë përfunduar me vdekshmëri. Nuk ka nevojë për panik pasi situata është nën kontroll. E kemi ngrit stafin mjekësor me dy mjek më shumë, por nuk besoj që do të kemi fluks të madh të rasteve. E kemi një sëmundje epidemike të gripit, por sigurisht të lokalizuar”, tregoi ai.
Ramadani tha se për mbrojtjen efikase nga virusi është i rëndësishëm vaksinimi i qytetarëve.
“I rëndësishëm është vaksinimi edhe pse duket se nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm, pasi kanë qenë të pa imunizuar”.
I pyetur se cilat janë kushtet shtëpiake, në të cilat pacienti mund të kurohet, Ramdani tha: “Dy kritere janë se si duhet të mbrohen, nëse popullata është mirë me shëndet duhet një përkujdesje me lëngje është e mjaftueshme që sëmundja të kalojë për katër pesë ditë. Nëse rastet janë të rënda ato raste në momentin e parë duhet t’i ofrohen spitalit për terapi”.
Ndryshe, dy persona kanë vdekur gjatë këtij viti në Kosovë si pasojë e gripit. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sipas të cilëve nga tetori i vitit të kaluar, kur edhe janë paraqitur rastet e para me grip, janë raportuar gjithsej 18,736 raste të dyshuara me grip, 3,233 raste me infeksione respiratorë akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratorë akute. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian