Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka përgëzuar futbollistët e tij për barazimin që morën ndaj Prishtinës.

Prishtina dhe Gjilani barazua 2-2 në “Fadil Vokrri”, në një ndeshjen që ishte e mirë dhe me raste.


“Duke marrë parasysh paraqitjen e Prishtinës duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Prishtina tregoi një lojë të mirë dhe agresive”.

“Me këtë rezultat ne mund të jemi më tepër të kënaqur se Prishtina që kërkoi si vendase fitoren”.

314605043 10160813966948538 1399353947612593785 n

“Ishte një pikë e madhe përballë kësaj Prishtinë dhe me plotë meritë, sakrificë, mund e luftë sportive në fushë. Pjesa e parë e takoi ekipit kundërshtar, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuam ca gjëra që ishin në anën tonë”, ka thënë Ramadani.

Prishtina dhe Gjilani me nga 23 pikë mbajnë pozitat tre dhe katër në renditje. /Telegrafi/

telegrafi sport app