Anëtarësia e Partisë Socialiste po voton këtë të shtunë në referendumin e thërritur nga Kongresi mbi çështjen e mandatit të kryetarit.
Dhe për të ftuar anëtarët që të shprehin me votë në referendum mendimin e tyre për këtë çështje, kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që votoi.
Ai u paraqit në njësinë administrative të Dajtit dhe pas hedhjes së fletës së votimit ku i është përgjigjur me “Po” ose “Jo” pyetjes së ngritur në referendum, Rama foli shkurt për mediat.
“Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për socialistët, pasi është hera e parë që një parti politike në Shqipëri i drejtohet një referendumi. Referendumi u jep mundësi anëtarëve që të bëhen pjesë e marrjes së vendimeve në parti”, tha Rama.
Më tej, kryeministri u ndal edhe tek fushata e anëtarësimeve të reja duke ritheksuar se objektivi është arritja e 150 mijë anëtarëve.
Në Shqipëri, 81500 anëtarë të partisë socialiste janë thirrur sot të votojnë në një referendum për çështjen e mandatit të kryetarit të tyre Edi Rama.
Referendumi u vendos nga Kongresi i mbajtur muajin e kaluar, pas debateve të gjata në gjirin e socialistëve, ku protagonist ishte deputeti kritik Ben Blushi. Kryetari Rama pranoi se ishte shkelur Statuti i partisë me moszhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri në vjeshtën e 2013, ndonëse ai këmbënguli se një gjë veprim i tillë nuk do të kishte pasur kuptim në momentin kur socialistët sapo kishin marrë drejtimin e vendit.
Në fletën e votimit socialistët do të duhet t’i përgjigjen pyetjes “Kur Partia socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”
Deputeti Blushi, por dhe disa figura të tjera që e mbështesin atë e kanë konsideruar këtë proces në shkelje të statutit të parties, i cili sipas zotit Blushi parashikon se “dy muaj përpara dhe pas kongresit nuk mund të zhvillohen referendume”. Deputeti socialist ka folur dhe për shkelje të shumta, që nga fakti që nuk është publikuar lista e votuesve, të mungesat organizative me mosafishimin e këtyre listave pranë qendrave të votimit apo dhe moslejimin e palës që ka kundërshtuar referendumin që të ketë përfaqësues të saj në komisione.
Blushi gjithashtu ka konsideruar të trukuar dhe numrin e anëtarëve të partisë, prej 81500, të shpallur zyrtarisht javën e shkuar. Sipas tij rregullat e partisë parashikojnë që çdo 100 anëtarë përfaqësohen në kongres me një delegate, dhe në kongresin e marsit pati mbi 940 delegatë, që I korrespondojnë një numri anëtarësie prej afro 94 mijë. Sipas deputetit socialist, diference prej me shumë se 13 mijë anëtarësh, mund të shpjegohej me ndërhyrjet për shkak të frikës së një pjesëmarrjeje të ulët që do ta bënte referendumin të pavlefshëm. Ndërkohë dje nga Dibra, Blushi tha se kutitë e votimit janë mbushur që një ditë më parë.
Nga ana e tij zoti Rama e ka konsideruar referendumin e sotëm si “një ditë të shënuar. Pjesëmarrja e çdo anëtari një kontribut për demokracinë në PS”, shkroi ai në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa