Rama viziton punimet në sheshin "Xhorxh Bush": Nuk do të jetë veç shesh, por destinacion

Perparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ai ka theksuar se pavarësisht bllokadave, ato po zhvillohen me intensitet të lartë.
Në një video të publikuar në Facebook, Rama u shpreh se sheshi nuk do të jetë vetëm një hapësirë publike, por një destinacion i ri për qytetarët e kryeqytetit.
“Sheshi Xhorxh Bush përtej bllokadave. Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm. Dhe shumë shpejt, ky s’do të jetë veç një shesh, por një destinacion. Gati me e jetu e përjetu”, deklaroi Rama.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































