LAJMI I FUNDIT:

Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku “nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht”

Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku “nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht”

Kryeministri shqiptar Edi Rama vë në dyshim rezultatet e Samitit të Klimës që po mbahet në Baku “nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se po del jashtë fjalimit. Ai tha se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë” pasi pa liderët e djeshëm të bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltukë të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e Cop29 në Baku, raporton The Guardian.

“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografohen së bashku – ndërsa imazhet e liderëve pa zë luhen vazhdimisht në sfond,” tha ai.


“Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona – plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike – nuk ndryshojnë asgjë”, tha Rama

Ai vuri në dukje deklaratën e djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke theksuar se emetimet e karbonit u rritën midis takimit të fundit dhe këtij.

“Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?” pyeti Rama. “Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë

Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë

Lajme
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Kronika e Zezë
Policia pranon katër dronë nga ambasada britanike, do të përdoren edhe në pikat kufitare

Policia pranon katër dronë nga ambasada britanike, do të përdoren edhe në pikat kufitare

Lajme
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Shkelje në FSK? Haradinaj thotë se brenda ushtrisë po rekrutohen militantë të LVV-së

Shkelje në FSK? Haradinaj thotë se brenda ushtrisë po rekrutohen militantë të LVV-së

Lajme
Kalo në kategori