LAJMI I FUNDIT:

Rama uron Kurban Bajramin, me xhaminë e Beqarëve në Berat

Rama uron Kurban Bajramin, me xhaminë e Beqarëve në Berat

Ditën e sotme gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë festën e Kurban Bajramit.

Urimeve për këtë festë iu është bashkuar dhe Kryeministri Edi Rama.

Ai ka zgjedhur një fotografi nga xhamia e Beqarëve në Berat për të uruar këtë festë.


“Mirëmëngjesi dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.

Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve.

Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit.

Personi obligohet me therjen e një kurbani kur është mysliman, me mendje të shëndetshme dhe adult; nuk duhet të jetë udhëtar dhe duhet të zotërojë mundësi financiare minimale të përcaktuara fetarisht për t’u quajtur i pasur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori