LAJMI I FUNDIT:

Rama: Do të punojmë me Azerbajxhanin për gazifikimin e Shqipërisë

Rama: Do të punojmë me Azerbajxhanin për gazifikimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama tha sot qeveria do të punoj ngushtësisht me Azerbajxhanin për gazifikimin e Shqipërisë.

Në një intervistë të publikuar në Facebook në fund të vizitës në Azerbajxhan, Rama tha hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin Joniano-Adriatik (IAP).

Rama shtoi se IPA përmes Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) “lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit”.


Rama gjithashtu informoi se të dy vendet kanë vendosur të nisin një proces për të fuqizuar marrëdhënien bilaterale përmes energjisë dhe turizmit.

Duke folur për takimin me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Rama tha se ai ka kontakt prej kohësh me të.

“Kemi krijuar një miqësi shumë të mirë edhe falë faktit se nga njëra anë kemi në mes një mik të madh të përbashkët, Presidentin Erdogan”, la theksuar Rama.

Nga ana tjetër, Rama informoi se “në takim u fol edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët shqiptarë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re”.

“Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje. Vitin e ardhshëm ne kremtojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin dhe do të jetë një vit me lajme të mira, qoftë për sa i përket konfirmimit të këtyre që kemi rënë dakord, qoftë për sa i përket hapjes së një kapitulli tjetër për 10-vjeçarin e ardhshëm”, shtoi ai.

Rama tha se “së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë”.

Rama shtoi se “investimet janë gjithnjë të lidhura me hapa të njëpasnjëshëm, me studime, me projekte, me financime kështu që nuk janë gjëra që ndodhin sa hap e mbyll sytë, por në këtë marrëdhënie ne i kemi vendosur bazat dhe një pengesë e madhe ka qenë pandemia, e cila ndërhyri në mes në mënyrë shumë agresive e në ndërkohë ndër shumë të këqijat e mëdha që ka sjellë lufta në Ukrainë, ka sjellë të mirën, nëse mund ta quajmë kështu, të përshpejtimit të këtij procesi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori