Kryeministri Edi Rama shpalli objektivin këtë të martë për programin e rindërtimit pas tërmetit, duke deklaruar se synimi është ndërtimi i një lagjeje të re në Durrës, më e bukura pas ’90.
Duke folur në mbledhjen e 6 të jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se nuk do të ketë banesa sociale si ato që jemi mësuar të shohim deri më tani.
“Po diskutojmë për disa skenarë. Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare. Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani me banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në shtëpitë e të varfërve. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje koplet të re që të jetë lagjia më e bukur e Durrësit pas ’90 padiskutim.
Një lagje e re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, me ujësjellës, me kopësht, çerdhe, shkollë, mjedise publike dhe banimi. Në Tiranë kemi diskutim një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re të madhe një skenar për të ndërtuar dy më të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje në një konsultë që po përgatit Ministrja e Kulturës me arkitektë dhe urbanistë të huaj që kanë shprehur gatishmërinë vullnetarisht për të na dhënë konsulencë. Po kështu në zonën e Kurbinit të gjithë pallatet që kemi vizituar dje do të shemben dhe do të ndërtojmë një lagje të vogël komplet të re. Për momentin po bëjmë kalkulimet e nevojshme. Ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10000 apartamentësh në tërësi dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh sepse kështu mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama, më tej theksoi se nuk duhet bërë gabime.
“Por edhe për nevojë që të mos bëjmë gabimet e vendeve të tjera në periferitë e kryeqyteteve europiane ku ndërtimi i lagjeve të reja krijoi vatra njerëzish të margjinalizuar nga pjesa tjetër dhe tensione të vazhdueshme. Kujtoni Francën sa herë është dashur të përballet me kuazirevolucione nga lagjet e ndërtuara për qëllime sociale dhe rezultati i mirënjohur i analizave dhe studimeve ishte shumë i thjeshtë dhe konsensual këto lagje duhet të jenë mikse, të përzihen shtresat e shoqërisë.Jo lagje ku strehohen të varfër që ngelin me atë damkë. Kjo është sot që flasim puna që po bëjmë në tryezën përkatëse”, tha ai. /OraNews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker