Çelja e negociatave për anëtarësim në BE, dalja e Shqipërisë nga monitorimi i asamblesë së KiE-së dhe plani i ri i rritjes së BE në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, ishin temat me të cilat kryeministri Edi Rama zgjodhi të niste konferencën tradicionale të fundviti me gazetarët, duke bërë bilancin e sukseseve të vitit 2024.
Duke vlerësuar punës e skuadrës kombëtare në procesin integrimit, kreu i qeverisë theksoi se kjo tregoi cila është në të vërtetë administrata publike e Shqipërisë, që nuk përfaqësohet sipas tij, nga ata që nuk e nderojnë.
“Po e nis me faktin më domethënës të viti që po lëmë pas, çeljen negociatave për anëtarësim në be dhe të dy grup kapitujve shumë të rëndësishëm dhe marrëdhëniet me jashtë. Ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës, intensiteti dhe cilësia do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë dhe qindra e qindra punonjës të administratës publike negociatorë nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose ndryshe diagnozën e sistemit të RSH në të gjithë fushat,” tha Rama.
“Ecuria e screening, vlerësimet befasuese për mua të KE, të qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike për performancën e skuadrës sonë kombëtare janë shtysë, motivim, fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është në të vërtetë administrata publike e Shqipërisë. Një administratë që nuk përfaqësohet interpretohet me rastet e atyre punonjësve që për një arsye a tjetër nuk e nderojnë administratën tonë, shtetin tonë e flamurin tonë dhe bëhen objekt i ekspozimeve të sjelljeve veprimeve të tyre të padenja nga mediat dhe drejtësisë. Por nëse shohim të dyja anët e kësaj medaljeje, ana e dukshme për shkak të këtyre ekspozimeve është një pjesë shumë e vogël dhe jo dmth për të kuptuar funksionimin e administratës publike dhe nivelin e drejtimit të punëve të administratës, gjë që u pa qartë dhe për mua ishte një befasi nga ato të mirëpriturat në procesin e ballafaqimit me skuadrën e teknokratëve të Komisionit Europian”, shtoi kryeministri.
Një tjetër sukses për Shqipërinë sipas kryeministrit është dalja pas 29-vjetësh e Shqipërisë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Këshillit të Europës.
“Këtë vit Shqipëria ka dalë pas 29 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Këshillit të Europës. Jemi njësoj si të gjitha ato vende me të cilat duam të bashkohemi në familjen europiane brenda kësaj dekade”.
Rama njoftoi gjithashtu se deri në 2027 Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliard euro.
“Së treti Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit, jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes KE, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritjes së BE në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një proces jo i lehtë për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të hyjë një element i ri, i cili ka hyrë në fjalor si anëtarësimi gradua. Ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar të planit të rritjes ku nga sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 mld euro dhe kemi njëkohësisht dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen europiane në disa segmente të Europës së bashkuar”.
Po kështu Rama deklaroi se: “Që nga 21 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e be drejt Shqipërisë nuk do të kenë asnjë komision extra, se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrave të pagesave europiane që kursen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë, brenda perimetrit të BE”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi