Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të organizojë dy evente të rëndësishme në vitet e ardhshme.
Ai ka njoftuar se Shqipëria do të mirëpres Samitin e Komunitetit Politik Evropian vitin e ardhshëm dhe Samitin e NATO-s në vitin 2027.
“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mirëpres liderët e 44 shteteve evropiane, nga Britania e Madhe, Ukraina apo nga Suedia, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Gjithashtu, do të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027,” tha Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën treditore të Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.
“Këto janë gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role,” shtoi kreu i qeverisë.
Më tej Rama njoftoi se në kuadër të proceseve të integrimit në Bashkimin Evropian, qeveria do të ndërmarrë një valë të re reformash.
“Bashkë me partnerët në Bruksel jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe piketave që do të duam të arrijmë për të rritur në ndërkohë masën e integrimit, pa pritur që të bëhemi anëtarë të BE-së. Kjo është dhe arsyeja pse pa na e kërkuar askush, kemi nisur një proces të ri përmes një synimi ambicioz për të lançuar një valë të re reformash, duke u organizuar në Kuvend me Komisionin Antikorrupsion”, tha Rama.
“Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajtur rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe. Sot, Shqipëria negocion anëtarësimin në BE, pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizimit të vendit. Skuadra përgjegjëse për 33 kapitujt u vlerësua me notat më pozitive nga partnerët tanë në Bruksel, ku vendi mori një vlerësim të qartë për gatishmërinë për t’iu përmbajtur standardeve të BE-së në të gjitha fushat. Ndërkohë, natyra e procesit të negocimit dhe ndërveprimit me BE-në është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE-së për interesat tona, të para në një kënd më të gjerë, si pjesë e interesit të përbashkët rajonal dhe specifikisht dua të flas për hartimin e një politike të re të BE-së, përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë”, shtoi kreu i qeverisë.
Edi Rama theksoi se “ndërkohë që ne negociojmë anëtarësimin në BE, do mund të integrohemi gradualisht në tregun e përbashkët evropian”.
“Kjo është diçka që është e re dhe që i krijohet si mundësi vendeve të rajonit tonë e që lidhet me rolin tonë proaktiv dhe me një qasje të re këmbëngulëse nga ana jonë për të bërë më të mirën për interesat tona dhe të argumentojmë përputhjen e interesave tona me ato të BE-së”, u shpreh Edi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë