LAJMI I FUNDIT:

Rama qetëson të strehuarit në qendrat sociale: Nuk ka më tërmet

Rama qetëson të strehuarit në qendrat sociale: Nuk ka më tërmet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ishin në një qendër sociale në Tiranë, ku janë vendosur disa banorë të prekur nga tërmeti.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, kreu i qeverisë i qetësoi duke i thënë se nuk ka më tërmete.

“Tërmeti iku, nuk ka më tërmet”, u tha kryeministri banorëve.


Ndërkohë, Rama bëri edhe një sqarim për të gjithë banorët, të cilët janë të strehuar në hotele.

“Ky nuk është program për strehim, ky është program për të strehuar ata që janë goditur. Tani do fillojmë me verifikimet, që ata që janë në hotel nga frika ata do kthehen vetë se i kanë shtëpitë të banuara. Ata që janë atje se duan strehim ata do të kthehen prapë me qira. Kurse për këta që kanë probleme me shtëpinë dhe shtëpia është e parikuperueshme do t’i gjejmë një sistem të njëjtë që pak nga pak, se nuk mund të rijnë në hotel, ta kalojmë këtë traumën, ti kalojmë edhe festat”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se në Tiranë janë 1950 familje që nuk mund të futen në banesa, duke iu premtuar qira.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori