LAJMI I FUNDIT:

Rama pritet nga kryeministri i Çekisë: Ideja e Komunitetit Politik Evropian, e rilindur në kohë krizash

Rama pritet nga kryeministri i Çekisë: Ideja e Komunitetit Politik Evropian, e rilindur në kohë krizash

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur sot në Pragë nga Kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala përpara takimit të Komunitetit Politik Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka thënë për mediat e pranishme atje se është e nevojshme që shtetet evropiane të jenë së bashkuara.

“Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit evropian”, tha Rama.


Pyetur se kush është vlera e shtuar nga Komiteti Politik Evropian për Shqipërinë, Rama ka thënë se Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, “e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë.”

Rama ndodhet në Pragë në kuadër të një samiti që pritet t’i japë jetë krijimit të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë organizim kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë.

Në fokus të këtij samiti do të jetë lufta në Ukrainë, pasojat e saj, kriza energjetike dhe çështje të tjera si sulmet kibernetike që kanë prekur Shqipërinë. /Telegrafi/