LAJMI I FUNDIT:

Rama i përgjigjet Rusisë: Akuza se Shqipëria dhe Kosova dërgon mercenarë është e pabazë

Rama i përgjigjet Rusisë: Akuza se Shqipëria dhe Kosova dërgon mercenarë është e pabazë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se akuzat e Moskës se Shqipëria dhe Kosova furnizojnë Ukrainën me mercenarë janë të pabaza dhe shumë shqetësuese.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e Rusisë gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Rama tha se qeveria po e ndjekë me shumë vëmendje këtë çështje.

“Akuzat se Shqipëria furnizon me mercenarë bashkë me Kosovën është e pabazë, por edhe shqetësuese, megjithatë ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt dhe dua ta falënderoj përfaqësuesin e BE-së për këtë vizitë dhe për gatishmërinë që në rast se gjërat vazhdojnë kështu edhe për një apo dy muaj, BE-ja do të detyrohet të bëjë diçka për të mbështetur vendet në vetvete e njerëzit dhe nëse do ta bëjë këtë, patjetër që duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor si pjesë të këtij plani”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Lajme
Kalo në kategori