LAJMI I FUNDIT:

Rama për fabrikën Comodita: Flet vet kjo, është shumë mbresëlënse

Rama për fabrikën Comodita: Flet vet kjo, është shumë mbresëlënse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fabrikën Comodita, në Gjakovë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është fasionuar me hapësirat e fabrikës së prodhimit të dyshekëve, Comodita, në Gjakovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e 19 qershorit ka vizituar fabrikën “Devolli Corporation”, në Gjakovë.

Në kuadër të kësaj vizite, Rama ka qëndruar për pak kohë në ambientet e fabrikës së dyshekëve, Comodita, në Gjakovë.


Ai është shoqëruar nga njëri prej aksionarët e koorporatës, Shkëlqim Devolli por dhe nga afaristi i njohur, Behgjet Pacolli.

Teksa është pyetur nga gazetarët për mendimet e tij lidhur me hapësirën e fabrikës, ai ka thënë që është tejet mbresëlënëse.

”Flet vet kjo. S’ka nevojë për koment, është shumë mbresëlënëse”, është shprehur Rama.

Derisa është shprehur i prekur nga mikpritja, kryeministri Rama ka thënë se gjatë kësaj dite “patëm mundësinë të shohim një nga ekselencat jo vetëm të Kosovës e Shqipërisë por të krejt rajonit”.

I pari i qeverisë shqiptare, ka potencuar se interesimin për prani më të madhe të sipërmarrjes të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri.

“Dua t’iu them që jemi shumë të interesar që të kemi një prani më të madhe të sipërmarrjes të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri sepse padiskutim investitorët e huaj janë një vlerë e shtuar e pamohueshme por neve na duhen në ekonominë tonë kampionët shqiptarë”, shtoi Rama.

Po ashtu, Rama ka vlerësuar se se ndonëse Shqipëria ëhstë në një fazë të re zhvillimi, sipas tij është momenti kur realisht ia vlen që të investohet posaqërisht në turizëm pastaj edhe në gjithë linjat e prodhimit por mbi të gjitha të përpunimit në fushën e ushqimit./Portal D/