LAJMI I FUNDIT:

Rama pas Athinës shkon nesër në Romë

Rama pas Athinës shkon nesër në Romë

Kryeministri shqipta Edi Rama do të zhvillojë nesër më 31 tetor një vizitë zyrtare pune në Romë.

Ai do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte i cili vetëm pak javë më parë ishte për vizitë në Shqipëri.

Në Tiranë, Conte u shpreh pro hapjes së bisedimeve për Shqipërinë, por fatkeqësisht disa ditë më pas kjo nuk ndodhi. Kryeministri Conte e cilësoi një gabim historik këtë vendim.


“Duhet të gjejmë mënyrat, të korrigjojmë këtë gabim historik me këto dy vende, popujt e të cilëve nuk duhen dekurajuar”, tha Conte.

Takohen Rama dhe kryeministri grek Mitsotakis
Lexo po ashtu Takohen Rama dhe kryeministri grek Mitsotakis

Takimi i nesërm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni. /TCH/