LAJMI I FUNDIT:

Rama paralajmëron një tjetër aksion kombëtar: Kush vjedh ujin do ta pësojë

Rama paralajmëron një tjetër aksion kombëtar: Kush vjedh ujin do ta pësojë

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste paralajmëroi nisjen e një tjetër aksioni kombëtar, rrënjësor siç tha ai, siç ishte ai për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas të parit të qeverisë, do të nisë së shpejti prerja masive e lidhjeve të paligjshme të ujit dhe për këtë po hartohet një reformë e posaçme.

“Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në raport me furnizimin me ujë. E vjedhin këtë mall që njësoj,por si energjia ai nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranueshme financiare. Sot ne kemi një shembull për tu marrë ku UKT del me fitim. Fitimi garantohet nga ata që paguajnë. Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve nuk e paguajnë ujin”, tha Rama.


Ndërsa tha që aksioni për ujin do jetë i ngjashëm me atë të energjisë, ai tha se do t’i japet kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujin.

“Do t’i japim kohë të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizmit për ata që mendojnë se uji mund të vidhet”, deklaroi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori