Pas sulmit me vezë që ju bënë në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar me deputetin e PD-së Endri Hasa.


Ai ka thënë se opozita paska kaluar kohën duke vjedhur vezë nëpër kotece pulash.

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, shkruan Rama në Twitter. /Telegrafi/