LAJMI I FUNDIT:

Rama nxjerr pamjet nga projekti për portin e ri turistik të Durrësit: Investim prej mbi 2 miliardë dollarësh

Rama nxjerr pamjet nga projekti për portin e ri turistik të Durrësit: Investim prej mbi 2 miliardë dollarësh

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot një video me detaje nga porti i ri turistik i Durrësit.

Në një postim në Facebook, Rama u shpreh se memorandumi i bashkëpunimit që u nënshkrua dje me kompanitë që do të ndërtojnë portin është një hap vendimtar drejt finalizimit të projektit duke i hapur rrugë procedurave parlamentare për përmbylljen e kontratën për ndërtimin e portit.

Ai u shpreh gjithashtu se projekti do të realizohet falë një investimi prej mbi 2 miliardë dollarësh, me mbështetjen e drejtpërdrejt të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.


“Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Rama: Porti i ri i Durrësit do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë
Lexo po ashtu Rama: Porti i ri i Durrësit do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë

I pranishëm dje në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, Rama e cilësoi ndërtimin e portit turistik të Durrësit, si mundësinë që jo vetëm qyteti ku do të bëhet ky investim, por e gjithë Shqipëria të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë.

“Ky është një projekt që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin, por gjithë Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon kjo nisi me “Porto Monte Negro”. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori