LAJMI I FUNDIT:

Rama nxjerr pamje nga Samiti i NATO-s, diskuton nga afër me Biden

Rama nxjerr pamje nga Samiti i NATO-s, diskuton nga afër me Biden

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid.

Në videon e shpërndarë në Facebook, Rama shihet duke marrë pjesë në foton e grupit të liderëve të NATO-së, por ajo që bie në sy është një diskutim nga afër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ndërsa nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe Biden, biseda e tyre duket shumë miqësore dhe e hapur.


Rama zbardh bisedën me Biden gjatë Samitit të NATO-s
Lexo po ashtu Rama zbardh bisedën me Biden gjatë Samitit të NATO-s

Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar që merr pjesë në samitin e NATO-s që mbahet në Madrid. Pjesë e delegacionit është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ministria e Jashtme njoftoi sot se, ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.

Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori