LAJMI I FUNDIT:

Rama niset drejt Londrës: Në Samitin e NATO-s kërkoj ndihmë financiare për pasojat e tërmetit

Rama niset drejt Londrës: Në Samitin e NATO-s kërkoj ndihmë financiare për pasojat e tërmetit

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Shefi i qeverisë ka theksuar se në këtë samit do të interesohet dhe do të kërkojë ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare me qëllim përballimin e pasojave të tërmeti të 26 nëntorit.

“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në Komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik”, tha Rama.


Duke folur në mbledhjen e 6 të jashtëzakonshme të qeverisë, ai shtoi se nuk do të ketë banesa sociale si ato që jemi mësuar të shohim deri më tani.

“Po diskutojmë për disa skenarë. Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare. Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani me banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në shtëpitë e të varfërve. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re që të jetë lagjja më e bukur e Durrësit pas ’90 padiskutim”, shtoi ai. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori