Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me ambasadorët e huaj, tha se pas tragjedisë i ka shkruar letër edhe presidentit amerikan Donald Trump.
“I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë. Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë. Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar.
Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë është e dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”, tha Rama.
Ndërkohë ambasadori japonez tha se “Edhe vendi ynë është prekur shumë herë nga tërmetet. Qeveria jonë ka vendosur të dërgojë tenda dhe mallra”.
Përfaqësues i OKB-së në Shqipëri, ka thënë se “Do të trajnojmë shqiptarët për të bërë vlerësimin e ndërtesave. Mund të mbështeteni tek ndihma jonë, do jemi në kontakte të vazhdueshme. Ne kemi programe, projekte për të kthyer këta njerëz në jetën e përditshme”.
“Nëse keni nevojë, skuadrat tona janë gati të vijnë, vetëm na thoni. Donacioni ynë në para do të vijë
përmes ‘Kryqit të Kuq’ .Donacioni ynë në para është rrugës duke ardhur”, tha ambasadori kinez.
Rama tha se “po përgatisim një koncert që duhet të ishte i festavetë nëntorit. Koncerti do të bëjë bashkë të gjithë ata njerëz të cilët duan të ndihmojnë”.
Ambasadori i Rumanisë tha se “në orët e para u treguam të gatshëm me ndihmat e ofruara nga ne. Nesër do keni dy avionë të tjerë, javën që vjen do të keni inxhinierë. Ju mund të mbështeteni plotësisht tek ne”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës